EKSKLUZIVE/ Dorëheqja e dyshimtë - Nga dhuratat tek shtëpitë, pasuria e kryegjyqtares së Durrësit

26 Tetor 2019, 16:07

TIRANE - Shqiptarja.com dhe Report zbardhin pasurinë e plotë të deklaruar në organet ligjzbatuese nga kryegjyqtarja e Durrësit, Joana Qeleshi, e cila dha dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares, me pretendimin për t’iu përkushtuar sektorit privat. Bëhet fjalë për pasurinë, e cila ka qenë objekt verifikimi prej 19 muajsh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur edhe si shkalla e parë e Vetingut. Gjatë viti 2010, kur ka nisur punë në Gjykatën e Tiranës, Qeleshi deklaron një makinë Mercedez Benz, modeli CLS 320 CDI, dhuratë nga babai, me vlerë 3 000 000 lekë ose 27 mijë USD.

Po gjatë vitit 2010, deklaron apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 108 800 euro, burimi ‘kursime familjare’, 10 mijë euro kursime cash si dhe përfitimin 500 eurove çdo muaj bashkë me vëllain, që nga viti 2002, të qirasë së një apartamenti 2+1. Pronarë të kësaj banese janë gjyshërit, por sipas saj, gjyshëria ua kanë dhënë paratë e qirasë Joana Qeleshit dhe vëllait të saj. Ndërkaq, në vitin 2014, Joana Qeleshi deklaron 3 mijë euro dhuratë nga nëna dhe 2 500 euro dhuratë nga gjyshja.

Gjatë këtij viti, kryegjyqtarja e dorëhequr deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 52 m2 dhe me vlerë 65 mijë euro. Si burim deklaron një kredi 63 mijë euro kredi dhe 2 mijë euro kursime. Edhe në vitin 2015, Joana Qeleshi deklaron 1 mijë euro dhuratë nga nëna. Kryegjyqtarja e Durrësit deklaron edhe një pagesë për ekspertizën e dhënë gjatë muajve prill-dhjetor 2016 në grupin e punës për harrimin e projektligjit për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, si pjesë e Reformës në Drejtësi.  

Dhuratat

Gjatë viti 2010, kur ka nisur punë në Gjykatën e Tiranës, Qeleshi deklaron një makinë Mercedez Benz, modeli CLS 320 CDI, dhuratë nga babai, me vlerë 3 000 000 lekë ose 27 mijë USD. Po ashtu, deklaron shuma monetare dhuratë nga gjyshja dhe nëna.