EKSKLUZIVE/ Flet bashkëshortja e të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme: Në pikën tonë të grumbullimit nuk është groposur asgjë, punojmë me ndershmëri

21 Shkurt 2020, 11:40

Rozina Kornuzi: Ky është një biznes që në 2017 i licencuar, punojnë dhe ushqehen me dhjetëra të varfra me grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve të riciklueshme. Ne jemi një familje që punojmë me djersën e ballit dhe nuk duam t'i biem në qafë askujt. Jemi të pastër. Më vjen shumë keq që duan të njollosin këtë biznes të pastër, dhe këtë familje të ndershme. Nuk ka asnjë shans të vijë ndonjë fuçi me mbetje që nuk lejohen, këtu punojnë njerëz, ne punojmë vetë këtu. ne nuk jemi kimistë për të parë çfarë kanë 5 qeset që kanë ardhur dje këtu. Janë mbetje të riciklueshme por nuk jemi kimistë të analizojmë çfarë komentojnë ata. Ne mbetjet e riciklueshme i kalojmë në pikën e grumbullimit ku bëhet transporti.

Policia ka ardhur dje pasdite në 17:30. Këto qeset, bidonë plastikë, këto qeset e zeza kanë ardhur nga trageti dje. I sjell vet furgoni i portit, kompania jonë nuk merret me dokumentacione. Këta e kanë quajtur grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që ne nuk kemi lidhje. nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut duhet të bllokohen që në bazë, nuk duhet të dalin fare nga trageti.