EKSKLUZIVE/ Flet djali i pacientes që ndenji 4 ditë në dhomë me 73-vjeçaren me koronavirus

11 Mars 2020, 15:44

Në një komunikim ekskluziv me Repor Tv, djali i një prej zonjave që ka qenë në një dhomë me 73-vjeçaren e identifikuar me koronavirus, kundërshton Ministrinë e Shëndetësisë që thanë se e moshuara ishte e vetme në dhomë përpara se të identifikohej me COVID-19. Shkëlqim Buziu thotë se në dhomën numër 3 në katin e katërt tek patologjiku në Spitalin e Durrësit, kanë qenë për 4 ditë, edhe dy paciente të tjera, nëna e tij 84-vjeçare dhe një grua tjetër e sëmurë.