Ekskluzive, flet në Report TV Bledi Teta: Nuk jam kërcënuar dhe nuk di asgjë për vrasjen Malkos

25 Shtator 2019, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 10:54:15

I arrestuar për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë Santiago Malko, Blendi Teta në një prononcim Ekskluzivisht për Report Tv,  ka mohuar se është kërcënuar.

Pas lajmit se Teta ishte kërcënuar përmes një letra, Teta është shprehur për Report Tv se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka arsye pse të qëndrojë në burg.“Në të vërtet nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mijë dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje.

Ndihem shumë i sigurt në burgun e fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pas nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi. Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjarët e mijë. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar.”, -tha Teta.  

39-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës pak ditë pas ngjarjes, me akuzën moskallëzim krimi, pasi policia dyshon se ai ka qenë në dijeni për vrasjen e ish-efektivit dhe nuk ka raportuar për ngjarjen.