Ekskluzive/ I shtrirë dhe me tub oksigjeni, Alimadhi: Kam pasur shumë vizita në shtëpi, i kam respektuar! Rrezikun e COVID- e kalova

14 Maj 2020, 22:00

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi ka lënë sot spitalin, megjithatë ai nuk është shëruar plotësisht për t'u rikthyer skenës politike pas më shumë se 50 ditësh mungesë. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv kësaj here nga shtëpia e tij, Alimadhi është shprehur se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë, por vijon të marrë ende oksigjen në mënyrë artificiale.

"Sipas këshillave të mjekëve kam 2 litra oksigjen. Me thënë të drejtën në orë 09:15 kam qenë në ankth, se prisja një skaner dhe u realizua sot, por mora përgjigjen dhe tani jam qetësuar, 30% të mushkërive  po vazhdoj mjekimin. Është bllokimi i frymëmarrjes, kur lëviz jep ngacmim dhe krijon probleme dhe në organet e tjera,janë plagë. gjatë këtyre ditëve kam diskutuar dhe me doktor dhe është bërë dallimi mes dy skanerëve, kur kam dalë me COVID dhe kur shkova në renimacion ka qenë shumë i vështirë, prandaj prisja përgjigjen e skaner, as doktorët nuk e shpejtojnë pse skaneri i dytë para se të futesha në reanimacion ka dalë me shumë probleme", tha Alimadhi.