Ekskluzive/ Konsulli i nderit në Liban: Si i nxorëm fëmijët shqiptarë nga 'kampi i ferrit'

29 Tetor 2020, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 14:09:18

Në një rrëfim ekskluziv për Report Televizion, konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban rrëfen misionin e shpëtimit të shqiptarëve nga Kampi i Ferrit Al Hol, vështirësitë e tyre, angazhimin e kryeministrit Rama dhe Ministrit Lleshaj dhe mbi të gjitha vuajtjet e personave në kampet e ISIS. Gazetarja: Zoti Ghorayeb, filimisht faleminderit që pranuat të zhvillonit këtë intervistë me Report TV.

Ghorayeb: Faleminderit ju që më intervistuat.Gazetarja: Të gjithë ne ishim dëshmitarë të misionit të shpëtimit të 5 persona nga Kampi i Al Hol dhe riatdhesimin e tyre, a do të mund të na tregonit si ndodhi kjo ? Si lindi ideja dhe si shkoi I gjithë procesi?
Marc Ghorayeb: Më lejoni të sqaroj diçka, bërja publike e gjithë procesit do të dëmtonte procesin në tërësi. Më duhet të fokusohem në informimin e njerëzve për gjëra thelbësore jo për detaje. Sepse kjo gjë mund të vërë në rrezik jetën e fëmijëve dhe madje edhe grave që ndodhen atje, sepse ka një numër të madh grash atje. Më lejoni ta shpjegoj në përgjithësi, ky operacion filloi në Nëntor të 2019, pothuajse një vit më parë. Kemi punuar shumë në përputhje me direktivat e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. E thashë dje dhe dua ta theksoj edhe sot, askush nuk mund të bëjë çdo gjë vetëm në procese të tilla ne kemi nevojë për mjetet dhe skuadrat e duhura. Edi Rama më dha mbështetjen e duhur, ai besoi në këtë gjë dhe më dha trë drejtën e ndjekjes së tij. Kam pasur me vete Gledis Nano dhe Endrit Doda dhe një gjeneralët më të jashtëzakonshëm, Kemal Hassan. Me mbështetjen e gjeneralit Fawzi Shamoun, ddhe me urdhrat, nën përkujdesjen e Abbas Ibrahim, gjenerali nga Libani, i cili është një nga personat më të rëndësishëm politikisht dhe në aspektin e sigurisë në rajon. Ky operacion nuk do të kishte zgjatur një vit nëse pandemia e Covid-19 nuk do të kishte ndodhur, për shkak të shtetrrethimeve, anulimit të fluturimeve dhe mbylljes së kufijve, e cila na kushtoi shumë kohë për të arritur këtu ku jemi. Një muaj e gjysëm më parë ne arritëm të marrim një rezultat nga këto negociata dhe si pasojë unë i kërkova me ngulm zotit Lleshaj për të ardhur atje me shpejtësi. E kam informuar të premten në mbrëmje edhe pse ishte fundjavë dhe askush nuk ishte këtu. Shumë zyrtarë libanezë ishin në udhëtim por ne përshpejtuam procesin e vizave. Ata ishin këtu një muaj e gjysmë më parë dhe u larguan pas tre ditësh qëndrimi. Dy policët, dy policë të jashtëzakonshëm në fakt Gledis Nano dhe Endri Doda, qëndruan një muaj në Liban dhe një javë qëndruam së bashku në Siri. Kemi zhvilluar negociata të shumta me shumë palë, më të rëndësishmet janë ato me GS. Shpreh mirënjohjen time për forcat siriane të cilat na dhanë mundësinë të lëvizim në territorin e tyre dhe sigurinë që na ofruan në një mënyrë të shkëlqyer. Në fund të ditës në arritëm në Damask dhe nga aty morën aeroplanin në drejtim të  Kamishli. Aty ne patëm mbështetjen  Doktor Abdul Kareem, i cili është në krye të Këshillit vetëqeverisës të Sirisë Verilindore. Ne kishim trupa që na mbështesnin, që na ndihmonin të lëviznim, makina të blinduara dhe ne çdo ditë udhëtonin të paktën 3 orë me makina nga baza jonë në drejtim të kampit Al HOL dhe 3 orë në kthim. Rrugët gjatë natës janë tejet të rrezikshme, edhe të qëndruarit në kamp ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.