Ekskluzive/ Kriza në PD, Topalli: Basha vartës i Ramës, aleanca me LSI shuan PD

2 Shtator 2018, 11:29

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha për Shqiptarja.com se shpallja e aleancës me LSI nga kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk është diskutuar kurrë me strukturat e partisë. Topalli pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI.

Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama. “Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë."

Shënim: Intervistën e plotë me ish-kryeparlamentare, Jozefina Topalli, mund ta lexoni në gazetën Shqiptarja.com versioni print, ose online në 12:30.

    No videos found.