EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut

20 Shkurt 2020, 18:18

TIRANE - Zbulohen emra të tjerë nga lista emërore e operacionit, “Forca e Ligjit”, që ka nisur prej 1 shkurtit 2020 në Shqipëri, me qëllim hetimin pasuror ndaj personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe jo vetëm. Mes emrave të listuara nga policia e Tiranës për t'i kryer verifikimin administrativ është nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për trafik kokainë dhe si pjesë e grupit të personave që kishin ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Librazhdit.

Të gjithë emrat e kësaj dosje penale si Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi dhe Arjan Dalipi, janë vënë në lupën e operacionin OFL, por që ende nuk janë përmendur publikisht.