Ekskluzive/ Manja i përgjigjet Metës: Del çdo dy orë në konferencë...grushti i shtetit dhe 'konflikti' në mendjen e tij dhe oborrin e presidencës

29 Shkurt 2020, 13:31

TIRANË-  Në një përgjigje të menjëhershme dhënë për Report Tv, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i ka kthyer përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta se ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjë e tillë për Manjën është krejtësisht e pavërtetë dhe se të gjitha akuzat e bëra, përfshirë këtu edhe akuzat për "grusht shteti", shprehet se ekzistojnë vetëm në mendjen e Metës.

"Nuk dua ta prish këtë atmosferë feste me Ilir Metën, si Ilir dhe si president. Unë dje kisha mbledhje për shkarkimin e Metës, aktiviteti i Komisionit është transparent, të gjitha dokumentet janë në faqen onilne. Meta del çdo dy orë në konferencë, është e drejta e tij. Sot jemi në ditë feste, por për presidentit kam vetëm një përgjigje. Aktiviteti i Kuvendit, është transparent e botuar në faqen zyrtare, nuk meriton një përgjigje tjetër. Dje kishim seancë dëgjimore, kreun e KED dhe nga sa Dvorani deklaroi kemi qëndrime të kundërta. Nëse ka marrë flamurin e mbrojtjes së Kushtetutës, atë e ka për detyrë kuvendi dhe i respekton të gjitha standartete .