Ekskluzive/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy vëllezërve në Durrës

27 Prill 2020, 19:21

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur trupat e dy vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhiaj nxirren të pajetë nga makina tip 'Golf'. Nisur nga pamjet, kronologjia e ngjarjes të krijon idenë se dinamika ka qenë ndjekje dhe jo pritë. Autorët pas ndjekjes fillimisht kanë zbrazur kallashnikovin në të djathtë të makinës së dy vëllezërve më pas përballë për t'u siguruar se kanë vdekur.