Ekskluzive/ Nis kontrolli i 500 diplomatëve, në ‘sitë’ 50 ambasadat e misionet shqiptare në botë

20 Mars 2018, 08:26 | Përditesimi: 20 Mars 2018, 13:45

Personeli diplomatik në ambasadat shqiptare kudo në botë, punonjësit e misioneve të përhershme pranë organizatave ndërkombëtare, punonjësit e misioneve të posaçme si dhe stafi i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, po i nënshtrohen verifikimit për lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit.

Verifikimi masiv është konfirmuar për Shqiptarja.com nga Autoriteti për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, organ përgjegjës për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.