Ekskluzive/ Njeriu që do vriste Andon Dhimën, ka qënë ish-komando, ja si u fut në kurth nga policia dhe u arrestua pa rezistencë

23 Tetor 2020, 14:31

Zbardhen detaje të reja nga personat e arrestuar për tentativën e vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Andon Dhima në 15 tetor 2020 në pallatin e tij në Tiranë. “Shqiptarja.com” mëson se njëri nga autorët kryesorë që kishte marrë përsipër të kreynte vrasjen është Albin Hoxha, 35-vjeçari që më parë ka shërbyer si ushtar komando në repartin special të ushtrisë Zall-Herr.