EKSKLUZIVE/ OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar

13 Nëntor 2020, 11:27 | Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 14:15

Report Tv mëson ekskluzivisht se prej 1 janarit të vitit që vjen (1,1,2021) s'do të dërgohet më asnjë formular për në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre. Nga ana tjetër për subjektet e OFL-së do të vendoset edhe kushti për t'u përjashtuar përjetësisht nga tenderat publik dhe ofrimin e shërbimeve publike.

r.k./Shqiptarja.com