Ekskluzive/ ONM: Pse Adnan Kosova duhet të shkarkohet nga detyra

2 Shkurt 2019, 10:34

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik të ankimojë pranë Kolegjit të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Adnan Kosova.

Shqiptarja.com zbardh rekomandimin e ONM, në të cilin thuhet se prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova duhet të shkarkohet nga detyra.

Sipas ONM, Adnan Kosova ka dhënë shpjegime jologjike dhe të pabesueshme lidhur me burimin e një pjesë të pasurisë së deklaruar gjatë procesit të rivlerësimit.