Ekskluzive/ Pasuria e Metës, Ramës, Bashës dhe Ruçit për 2019, kreu i PD 10 muaj me zero të ardhura, Kryemadhi vijon të fitojë para nga pallati i ndërtuar me 5 mln lekë

13 Korrik 2020, 17:47

TIRANW- Report Tv sjell ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit shqiptar, rrjedhimisht edhe të politikës, gjatë vitit 2019. Referuar deklaratës së pasurisë, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, i pari President dhe e dyta kryetare e LSI-së, vijojnë të arkëtojnë të ardhura nga shitja e mëparshme të apartamenteve në pallatin e Kryemadhit në Tiranë. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka arkëtuar edhe 137 mijë euro nga shitja e apartamenteve, ndërsa deklaron pakësimin e një llogarie bankare me rreth 80 mijë euro, për arsye të paspecifikuara. Kryetarja e LSI e ka ndërtuar pallatin në një sipërfaqe toke që i ka falur vëllai që në vitin 1995 si dhe në një truall shtesë të blerë përmes një kredie 5 milionë lekë.