Ekskluzive/ Policia pa armë në protesta, ndalohet edhe të qëlluarit në ajër (Dokumentet)

22 Maj 2019, 10:54

Deklaratat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj se, ndryshe nga qeveria e Sali Berishës, nuk do vrasin protestuesit pavarësisht veprimeve të tyre dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve, janë reflektuar në një dokument të Policisë së Shtetit, në të cilin përcaktohet strategjia e menaxhimit të protestave. Nga dokumenti që disponon redaksia investigative e Shqiptarja.com, strategjia është hartuar nga një grup pune i përbërë nga Agron Çeli (drejtues), Luigj Vathi (kryekomisar), Bensik Ahmetaj (kryekomisar) dhe znj. Alketa Tari, në fund të vitit 2018, disa muaj para nisjes së protesta të dhunshme të opozitës joparlamentare dhe vazhdon të zbatohet edhe në protesta e ditëve të fundit. 

Strategjia ose plani përcakton disa procedura standarde që duhet të ndjekin drejtuesit e strukturave të politikë për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimeve të tubimeve. Për garantimin maksimal të sigurisë fizike të protestuesve, plani parashikon ndalimin rreptësisht për të mbajtur armë për të gjithë punonjësit e policisë që angazhohen për mbarëvajtjen e protestave. Gjatë protestave është e ndaluar edhe përdorimi i fishekëve prej gome: sipas një relacion të brendshëm të hartuar nga ministria në data 17 maj e që Shqiptarja.com e disponon, hera e fundit që janë perdorur nga policia shqiptare fishekë gomë, është dita tragjike e 21 janr 2011 kur në fakt u perdorën edhe fishekë me plumba. 

    No videos found.