Ekskluzive/ Raporti i plotë i vëzhguesit të ONM: Antoneta Sevdari u shkarkua pa shkak

16 Korrik 2019, 15:09

Vëzhguesi Ferdinando Buatier de Mongeot i Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ONM, e konsideron pa shkak largimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdarasi. Kjo e fundit u largua pak muaj më parë nga një vendim i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, vendim i cili solli dhe largimin nga detyra të Sevdarit si prokurore dhe anëtarë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në raportin e tij përfaqësuesi i ONM pranë komisionit të “Vettingut”, thotë se:”…gjetjet që antërët e KPA kundër Antoneta Sevdari nuk mund të klasifikohen sipas nenit 61 n.3 Ligji 84/2016. Unë gjithashtu mendoj se as kushtet e nenit 61 p. 1, as kushtet e nenit 61 p. 5 e Ligjit 84/2016 janë plotësuar. Duke pasur parasysh veçanërisht nenin 61 p. 1, është e qartë nga analiza financiare se të ardhurat e ligjshme të Sevdarit dhe personit të lidhur me të, burrit, nuk janë shumë larg gjysmës së vlerës së aseteve. Në lidhje specifike të gabimet e Sevdarit janë të një rëndësie të vogël, nga pikëpamja subjektive dhe objective…”.

Sipas Ferdinando Buatier de Mongeot burimi i deklaruar i të ardhurave për blerjen e aseteve, në vitin 2001, ishte paga nga puna në emigracion e bashkëshortit në Greqi dhe Arabinë Saudite fituar në vitet 1997-2000, pra deri në 20 vjet përpara deklaratës së verifikimit. Më tej vëzhguesi i ONM thotë në raportin e tij se Sevdari ishte në gjendje të ofronte dëshmi të mjaftueshme për të provuar se burri i saj me të vërtetë ka jetuar në Greqi në periudhën 1997-2000 për punë. Ajo gjithashtu paraqiti në Gjykatë dokumenta të sigurimeve shoqërore greke. Sevdari paraqiti një deklaratë nga kompania “Geosat Sh.p.k”, e cila konfirmoi ekzistencën e një kontrate me Arben Sevdari për shërbimet e kryera në Arabinë Saudite, gjatë një periudhe pesëmujore nga qershori deri në dhjetor 2003. Ndërkohë sipas vëzhguesit parcela e tokës u ble nga burri i saj në vitin 2001 (16 vjet më parë deklarata e verifikimit),kur ai dhe Sevdari ishin të martuar. Ndërtesa u ndërtua gjatë dy viteve në vijim, në bashkëpronësi midis anëtarëve të familjes së burrit, kur Sevdari nuk kishte filluar karrierën e saj si prokurore.

Vëzhguesi Ferdinando Buatier de Mongeot thotë se nuk ka prova për shkelje fiskale nga burri i Sevdarit në lidhje me të ardhurat e vitit 2006 në Arabinë Saudite. Duket e tepruar për të fajësuar Sevdarin, se nuk është treguar e saktë me pagesën e tatimit të bashkëshortit mbi të ardhurat e tij në vend të huaj. “Të gjitha shkeljet e pretenduara financiare i referoheshin Sevdarit vetëm në mënyrë indirekte, nëpërmjet bashkëshortit”-thotë monitoruesi i huaj.“…shuma e përgjithshme e të ardhurave që nuk mund të merret parasysh për vlerësimin e pasurisë, për shkak të mungesës së dëshmisë së pagesës së taksave, është vetëm një pjesë e vogël e të ardhurave të përgjithshme legjitime në dispozicion të familjes familjare…”-thuhet në raportin e vëzhguesit. Pikërisht përfaqësuesi i ONM-së pranë komisionit të Vettingut thotë se:”…nuk ka prova që të dëshmojnë se Sevdari ka vepruar në mënyrë mashtruese në mënyrë që të mashtrojë organet e verifikimit…”.

Sipas tij e vetmja mangësi e gjetur në vlerësimin e aftësisë, është me rëndësi të kufizuar subjektive dhe objektive. “…duke u nisur nga sa më sipër, konsideroj se rrethanat e çështjes janë të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se Sevdari nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qendruar në Gjyqësor. Kështu që është pa baza vendimi për ta penalizuar Sevdarin me shkarkim…”-e mbyll raportin vëzhguesi Ferdinando Buatier de Mongeot, i Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.