Ekskluzive/ Rapsodi dhe miku i tij zbuluan hashash në pronën e tyre, autori i ‘zënë’ mat i vrau

28 Prill 2020, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 15:30:49

LEZHËRapsodi Kol Murrani dhe Preng Simoni, nga një udhëtim me motor për të vizituar shtëpitë e vjetra në fshatin Lalm i vjetër të Lezhës zbuluan se në tokat e tyre ishin mbjellë kanabis.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno raporton se këto toka po përdoreshin për të mbjellë kanabis pa lejen e tyre nga Aleksandër Përdoda, tashmë i arrestuar i cili kundërshtisë së Murranit dhe Simonit iu është përgjigjur me breshëri armësh duke i lënë të vdekur në vend, ngjarje kjo e regjistruar një ditë më parë rreth orës 11:00 të paradites. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, me këtë të fundit që kishte dalë për t'i kërkuar pasi babai i tij kishte humbur çdo kontakt për orë të tëra.  

Përdoda, i ndihmuar nga vëllai i tij, ky i fundit i shpallur në kërkim, kanë zhdukur çdo gjurmë të krimit. Sipas burimeve të policisë së Lezhës në vendngjarje janë gjetur vetëm dy viktimat dhe një thes buzë rrugicës, me peshë 8 kg të mbushur me jonxhë një motor dhe aparatet e telefonit. Pjesën më të madhe të plumbave i ka marrë në kokë Simoni, i cili është qëlluar në një distancë të afërt. Rreth 9 plumba në trup ka dhe rapsodi i njohur Kol Murrani, i cili ka qenë së bashku me Somonin, duke udhëtuar. Burime për Report Tv thonë se nga analizimi që i është bërë qelizave telefonike, Përdoda ka qenë afër vendit të krimit, por referuar dëshmisë së tij dhënë në komisiariat, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjes.

Ai ka qenë i arrestuar edhe më herët nga policia, por është liruar më pas. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Përdoda ishte një person problematik, i cili ka pasur konflikte edhe me persona të tjerë në zonë për çështje pronësie pasi pretendonte se i kishin hyrë në pronën e tij.