EKSKLUZIVE / Report Tv zbardh dëshminë e 17-vjeçares së përdhunuar në Fushë Krujë: Më thanë do të çojmë në Greqi, shërben vetëm si prostitutë

13 Korrik 2020, 18:47

Report Tv ka siguruar dëshminë e saj dhe dosjen e plotë në prokurori, ku tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe shumë persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregon dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi.