Ekskluzive/ Report Tv zbardh itinerarin e kontenierit ku u gjetën 143 kg kokainë, u nis nga Ekuadori në fillim të marsit! Ndërroi gjatë rrugës 4 anije

10 Prill 2021, 22:31

Report Tv ka arritur që të sigurojë ekskluzivisht itinerarin e plotë të kontenierit me banane në të cilin ishte fshehur kokaina që u kap mesditën e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Kontenieri ku ishte fshehur sasia e kokainës, është ngarkuar në portin Quayaquil të Ekuadorit, e ndërsa deri në mbërritjen në Portin e Durrësit ka ndërruar në total 4 anije. Gjithçka ka nisur në fillim të muajit mars, ku ngarkesa është futur në anijen MSC MIRRELLA nga Ekuadori.