Ekskluzive/ Report Tv zbardh skandalin e radhës! Problem në Rinas edhe vjedhja e valixheve

17 Prill 2019, 15:07

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbulon një skandal të vjedhjes së sendeve nga valixhet në aeroportin e Rinasit, ngjarje të ndoshura në vazhdimësi dhe të evidentuara prej Policisë pas kallëzimeve të udhëtarëve, që në korrik 2018. Lidhur me grabitjet e valixheve me para të udhëtarëve policia ka bërë edhe një kërkesë ndaj kompanive ajrore.

Ajo kërkon që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit. Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s. Qytetarët kanë bërë denoncime për vjedhje të sendeve të tyre në bagazhe. Pranë policisë janë bërë një numër i konsideruar kallëzimesh për humbjen e tableteve, celularëve dhe sendeve të tjera me vlerë.

Për sa i përket valixheve të humbura ka një dëmshpërblim nga kompania ajrore por kur ato konstatohen të vjedhura, duhet fillimisht të bëhet një hetim për të gjetur përgjegjësin për vjedhjen e kryer.

Lidhur me këtë fakt kompania e sigurisë së aeroportit nuk ka marrë masa duke mos iu përgjigjur kërkesës së policisë. Shkresa e policisë është dërguar që në korrik 2018.

Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë. 

Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta.