Ekskluzive/ Rikthehet përplasja Meta-Dvorani! kërkesa për KLGJ: I ka mbaruar mandati, të largohet

24 Prill 2020, 13:07

ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë këshillit të lartë gjyqësorë se presidenca ka depozituar një kërkesë ku vë në dukje se gjyqtarit Ardian Dvorani njëherazi kreut të gjykatës së lartë dhe këshillit të emërimeve në drejtësi i kanë përfunduar të gjitha funksionet.

Kjo shkresë sipas burimeve për ReportTv është shqyrtuar nga KLGj në mbledhjen e 16 Prillit, procesverbali i të cilës ende nuk është zbardhur ndërsa është vendosur t'i kalojë Komisionit të Karrierës për shqyrtim.

Në përmbajtjen e saj, ReportTv mëson se presidenti Meta në shkresën e tij i vë në dukje KLGJ njëherazi dhe shumë institucioneve të tjera përfshi dhe trupit diplomatik se Dvorani nuk ka më mandat për të vazhduar detyrën.

Më tej sipas shkresës thuhet se me dekretimin e tre gjyqtarëve të tjerë në Gjykatën e Lartë, sipas presidencës kreu aktual duhet të ishte larguar.

Pak ditë më parë KED në drejtimin e z.Dvorani njoftoi mbledhjen online të Këshillit ndërsa vetë gjykata e lartë formimin e kolegjeve dhe nisjen e shqyrtimeve të dosjeve të mbartuara.

Në këto kolegje ishte pjesë edhe z.Dvorani, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Karrierës në KLGJ pas shkresës së presidencës.

    No videos found.