Zbardhet i plotë vendimi i gjyqtares së Kukësit, Merita Karaj, që urdhëroi në 22 shtator 2020 lirimin nga qelia të këngëtares Fjolla Morina, ndërsa sot liroi dhe të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji.
“Shqiptarja.com”, zbulon se shkaqet që çuan në caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qënë vajza e saj 5 vjeçe të cilës siç thotë gjykata, Fjolla, po e rrit e vetme. Ndërsa shkak i dytë sipas gjykatës është i dashuri i saj biznesmen Fisnik Syla, me të cilin e arrestuara Fjolla Morina, është njohur dy apo 3 muaj më parë dhe ka plane për martesë. Ndërsa shkaku i tretë që ka çuar në lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, ka qenë rrezikshëmria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale.
