EKSKLUZIVE/ Shqipëria tjetër ndihmë Italisë, nisen në betejën kundër COVID-19 edhe 60 infermierë

20 Prill 2020, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 17:35:16

RINAS- Një tjetër nismë humanitare e Shqipërisë pas ndihmës që i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar COVID-19. Report Tv mëson ekskluzivisht se një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë.

Për mikrofonin e Report Tv, një nga infermieret, Manjola Rama është shprehur se kjo është një ndihmë ndaj shtetit italian.