Ekskluzive/ Si u pasurua Ndoja, nga i pastrehë dhe pedagog tek 'Kristali' në pronar i 23 shtëpive, dy lokaleve dhe disa garazheve

7 Nëntor 2019, 15:39

Prokurori Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati disa ditë më parë tek rrethrrotullimi i Shkozeti, në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2003, rezulton se nuk ka as banesë, ndërsa në vitin 2016 prokurori ka në pronësi 23 apartamente, dy lokale, disa bodrume, garazhe dhe makina.

Nga të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se prokurori Ndoja në vitin 2003 deklaron vetëm një makinë benz tip ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë, pagën e tij si prokuror dhe një pagë modeste të bashkëshortes si juriste. Në vitin 2004, kur edhe është larguar nga funksioni i prokurorit, Ndoja deklaron 500 mijë lekë pagën si dhe 28 mijë euro të ardhura si avokat. Katër vite më vonë, kur pas shkarkimit arrin të emërohet sërish prokuror, ndodh lëvizja e parë e madhe në pasuri, ku Ndoja deklaron dy lokale, dy apartamente si dhe dy makina, njëra me vlerë 34 mijë euro.

Dy lokalet ndodhen në Shëngjin të Lezhës, ndërsa deklarohen në vlerat 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %. Ndërkaq, apartamentet me sipërfaqe 117 m2 dhe 92 m2, deklarohen në vlerat 65 mijë euro dhe 2 000 000 lekë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepen të dhëna për burimin e të ardhurave për krijimin e këtyre pasurive. Po gjatë këtij viti, Ndoja deklaron 750 000 lekë pagë nga universiteti Kristal, i shkrirë nga Ministria e Arsimit, në kuadër të aksionit për shembjen e kioskave universitare. Në vitin 2013, rezulton një tjetër lëvizje e madhe në pasurinë e çiftit Ndoja. Bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, befas i dhurojnë 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.

Një muaji më vonë Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në vitin 2014, Arian Ndoja ndërmerr një tjetër lëvizje teksa deklaron 50 % të një trualli në Shëngjin me sipërfaqe 2008 m2, përfituar me shkëmbim, por nuk jepet asnjë e dhënë rreth pasurisë, më të cilën është bërë shkëmbimi. Po gjatë këtij viti deklaron se ka lidhur një kontratë sipërmarrje. Në vitin 2016 zbulohet se kontrata e sipërmarrjes është lidhur me kompaninë ‘Rafaelo 2002’, tek e cila ka punuar më parë bashkëshortja e prokurorit. Nga kjo kontratë, Arian Ndoja ka përfituar në Shëngjin 21 apartamente dhe tre bodrume.

Lëvizjet në pasurinë e prokurorit Arian Ndoja
Viti 2003
Benz 190, vlera 200 000 lekë.

Paga si prokuror, 75 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si juriste, 27 500 lekë

Pjesë nga  deklarata  e pasurisë të Arjan Ndoj për vitin 2003

Viti 2004
20 mijë euro cash

Të ardhura si prokuror, 500 000 lekë.

Të ardhura si avokat, 28 mijë euro.

Viti 2008
Apartament 117 m2, vlera 65 mijë euro, pjesa 50 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, vlera 114 600 euro, pjesa 100 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, 159 520 euro, pjesa 100 %.

Apartament 90 m2 në Shëngjin Lezhë, 2 000 000 lekë, pjesë 100 %.

Makinë benz, 200 000 lekë.

Makinë BMW, 34 mijë euro.

Paga tek universiteti Kristal, 750 000 lekë.

Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja paga si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë, 500 lekë.

Zef Ndoja, paga si mësues 328 800 lekë.

Znj. Ndoja, paga si mësuese, 294 000 lekë.

Detyrime bankare, 17 mijë euro.

Pjesë nga deklarata e pasurisë për vitin 2008

Viti 2009
Kursime nga aktiviteti profesional, 676 844 lekë.

Shitje makine, 500 000 lekë.

Kontratë shitjeje... 94 020 euro.

Kontratë shitjeje... 69 835 euro.

Të ardhura si pedagog në Universitetin Kristal, 474 171 lekë.

Blerje automjeti, 20 mijë euro.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 795 000 lekë pagë.

Viti 2010
Të ardhura të pakësuara, 83 370 lekë.

Pagesë për Drejtorinë e Tatimeve, në bazë të njoftimit të vlerësimit tatimor... 9 676 832 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011
Të ardhura të kursyera nga paga, 235 256 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës BMË, 30 mijë euro.

Shuma 785 000 lekë ka kaluar në llogari kursimesh.

Paga e bashkëshortes si juriste pranë shoqërive Rafaelo dhe Ani, 211 833 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga, 372 506 lekë dhe 850 604 lekë.

Lokal dhe garazh të regjistruara në ZVRPP, të deklaruara më parë.

Bashkëshortja të ardhura si juriste pranë shoqërisë Rafaelo, 247 670 lekë.

Të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ 14 mijë euro.

Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate si dhe 683 332 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të kursyera nga paga, 831 209 lekë.

Honorar nga pjesëmarrja në seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.

Bashkëshortes Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë 79 434 m2 në Durrës

Bashkëshortes i dhurojnë 112 277 m2 në Durrës.

Bashkëshortes i dhurojnë 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës.

Elderina Frrok Ndoja dhuron 79 434 m2 dhe 112 277 m2 tokë në Durrës.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 65 662 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 71 934 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 2 500 euro.

Të ardhura nga puna si avokate, 1 712 860 lekë.

Viti 2014
Parking në Shëngjin, 13 m3, vlera 23 mijë euro, 100 % të pjesës.

Bodrum në Shëngjin, 100 % të pjesës.

Truall në Shëngjin, me shkëmbim, 2008 m2, 50 % e pjesës.

Aneks kontrate me shoqërinë... 28 %.

Të ardhura nga paga, 1 026 077 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga biznesi si avokate 1 030 000 lekë.

Të ardhura si detyrim nga shoqëria Vitrina, 11 280 euro.

Viti 2015
Të ardhura të kursyera nga paga dhe nga të ardhura të paguara nga Drejtoria e Tatimeve, në zbatim të vendimit gjyqësor, 10 437 371 lekë.

Bashkëshortja të ardhura të kursyera në llogarinë e biznesit, 982 502 lekë.

Viti 2016
Pasuri të fituara nga kontrata e sipërmarrjes me shoqërinë ‘Rafaelo 2002’, në Shëngjin Lezhë. Kontrata është lidhur në 2014 dhe e deklaruar në vitin 2015.

Apartament 60 m2

Apartament 65 m2

Apartament 65 m2

Apartament 60 m2

Apartament 100 m2

Apartament 60 m2

Apartament 100 m2

Apartament 60 m2

Apartament 65 m2

Apartament 78 m2

Apartament 61 m2

Apartament 94 m2

Apartament 77 m2

Apartament 91 m2

Apartament 61 m2

Apartament 61 m2

Apartament 94 m2

Apartament 77 m2

Apartament 91 m2

Apartament 61 m2

Apartament 104 m2

Bodrum 19 m2

Bodrum 15 m2

Bodrum 50 m2

Pasuri 499 m2, e llojit truall dhe ndërtesë, përfituar si rezultat i veprimeve përmbarimore.

Huadhënie shtetasit... 159 520 euro.

Detyrim 159 520 nga shtetasi..., për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara në kontratën e pronësisë, të pasurisë lokal në Shëngjin.

Huadhënie pa interes shtetasit... 88 mijë euro.

Gjendja cash, 6 mijë USD.

Gjendja llogarie, 10 149 808 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 199 440 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 1 466 922 lekë.

Bashkëshortja automjet 1 400 000 lekë.

    No videos found.