Ekskluzive/ Tirana 'djeg' 500 mijë euro, bllokon shitjen e talentit! Muçi: Dua të iki jashtë

30 Gusht 2020, 16:41

Dy ndeshje prej kampionësh në Champions League kanë ndryshuar tërësisht politikat e klubit të Tiranës për talentin Ernest Muçi. 19-vjeçari që karrierën e nisi si numër 10 tashmë është shndërruar në sulmuesin kryesor të bardhebluve pas largimit të Ngoo-s.

Para se të luheshin dy ndeshjet eliminatore të Champions League, presidenti i Tiranës Refik Halili, kishte deklaruar 'se për futbollistin ka skuadra që janë gati të pagujnë 500 mijë euro'. Tani vlera e tij me siguri është shtuar dhe këtë e tregoi më së miri edhe vlerësimi që trajneri serb i Crvena Zvezdës Dejan Stankovic i bëri pas ndeshjes në 'Air Albania'.