EKSKLUZIVE/ Ushtria dhe Policia nga nesër në terren, verifikim të ardhurve nga Italia

11 Mars 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-03-11 14:20:49

Një nga urdhrat kryesor për të gjithë personat të cilët vijnë nga Italia është vetë-karantinimi i detyrueshëm, si masë mbrojtëse kundër përhapjes koronavisuit. Për të mos e lënë të gjithë këtë proces në dorën e vetëqytetarët, të cilët duken se nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për rrezikun që u kanosen, Report Tv mëson ekskluzivisht se do të zbresë në Policia e Shtetit dhe ushtria. Nga nesër do të bëjnë postoblloqe në qytete  dhe lagje ku jetojnë personat të cilët kanë ardhur nga Italia, nëse po zbatojnë urdhrin e dhënë apo jo për të qëndruar të izoluar për 14 ditë.