Ekskluzive/ Zbardhet Akti Normativ për koronavirusin, masa drastike shkelësve, gjoba deri në 10 mln lekë (E PLOTE)

15 Mars 2020, 18:22

TIRANE-Shqiptarja.com ka zbardhur Aktin Normativ që qeveria miratoi dhe që hyri në fuqi lidhur me masat drastike që janë marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, teksa deri tani të infektuar në Shqipëri janë 42 persona, mes të cilëve tre mjekë, ndërsa një e moshuar vdiq pak ditë më parë në Durrës. Në kushtet e izolimit tokësor me fqinjët, pasi u mbyllën të gjitha doganat dhe të karantinës ku ndodhet vendi, masat e reja të Aktit Normativ parashikojnë gjoba deri në 10 mln lekë për shkelësit dhe abuzuesit.

Akti Normativ parashikon masa shumë të rënda për shkelësit në treg, spitale, media dhe në rrugë. Një nga pikat e Aktit Normativ thekson se nëse personi që hyn brenda territorit dhe nuk deklaron ardhjen nga zonat e prekura nga infeksioni gjobitet 700 mijë lekë. Po ashtu gjoba do të jetë në këtë vlerë nëse nuk vetëkarantinohet për 14 ditë dhe nuk zbaton urdhrin. Gjithashtu nëse ke rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm gjobitesh 700 mijë lekë.