Ekskluzive/ Zbardhet Akti Normativ, të gjithë gjobat për qytetarët dhe institucionet që nuk zbatojnë masat kundër koronavirusit

15 Mars 2020, 17:18

TIRANE-REPORT TV zbardh Aktin Normativ që miratoi qeveria dhe që ka hyrë në fuqi. Akti normativ ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Ky akt normativ ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Masat e reja të Aktit Normativ që janë futur në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit 1. Kush eksporton barna e pajisje mjekësore pa autorizim, gjobë 5 mln lekë dhe sekuestro 2. Kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë 3. Familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë 4. Kush fsheh ardhjen nga zona të prekura ose të infektuarit që nuk vetëkarantinohen gjobë 700 mijë lekë 5. 1- 5 mln lekë gjobë për çerdhet, kopshtet dhe shkollat që nuk mbyllen 6. Palestrat, qendrat sportive dhe të internetit që rrinë hapur gjobë 1 mln lekë 7. Gjobë 1 mln lekë nëse organizoni ekskursione 8. Nëse hapni lokalet, restorantet dhe diskot 1 mln lekë gjobë 9. Postat që nuk respektojnë distancat në radhë 1 mln lekë gjobë 10. Strukturat shëndetësore publike/private që lejojnë grumbullim 1 mln lekë gjobë 11. Drejtuesit e makinave që qarkullojnë iu hiqet patenta për 3 vjet, bllokim mjeti 12. Deri në 5 mln lekë gjobë po rritët çmimet e ilaçeve e ushqimeve në kohën e koronavirusit 13. Emisionet me më shumë se 2 persona do gjobiten 1 mln lekë 14. Shkeljet e masave të sigurisë nga farmacitë gjobë 50 mijë deri në 10 mln lekë 15. Nëse rriten të infektuarit, spitalet private, hotelet e personeli në dispozicion të situatës, kush thyen urdhrin 5 mln lekë gjobë 16. Gjobat i vendos policia dhe institucionet e tjera, lekët derdhen në buxhetin e shtetit 17. Në periudhën e koronavirusit vendimet e organeve kolegjiale vetëm përmes video-konferencave 18. Akti Normativ me masat drastike deri sa të fitohet lufta me koronavirusin