Ekskluzive/ Zbardhet dosja! Si u zbuluan dy vrasjet dhe dy plagosjet në Elbasan

15 Qershor, 11:56

 

Hetimet një vjeçare kanë zbardhur dy vrasje të vjetra dhe dy plagosje të vjetra të ndodhura në Elbasan, dhe më konkretisht vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, tek kryer në gusht të vitit 2012, plagosja në 30 janar 2006 e ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema, dhe pengmarja e plagosja në 2006 e Bledar Karaj. Për këto ngjarje të rënda të ndodhura në Elbasan, prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë qëndrore të hetimit të Krimeve të Rënda,kanë organizuar operacionin e koduar “Krasta”, duke arrestuar Florenc Çapja, Bledar Karaj, Endri Çopja, dhe shpallur në kërkim Elvis Bardhi si dhe shokun i tij Etien Cani. Gjithashtu masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë është lëshuar nga gjykata e Elbasanit dhe për Suel Çelën, i dyshuar si person që së bashku me Çopjen kanë marë peng dhe më pas kanë plagosur Bledar Karaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016.Operacioni i djeshëm është shtrirë në të gjithë qytetin e Elbasanit ku janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku janë sekuestruar armë, drogë, plumba, thika, dylbi dhe sende të tjera të paligjshme.

Ndërkohë që janë shoqëruar më shumë se 50 persona, mes tyre dhe Ardian Çapja. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë në terren është drejtuar nga prokurori i Elbasanit Ritvan Sula dhe Drejtorit i Hetimit të Krimeve të Rënda Tonin Vocaj. Gjatë kësaj faze hetimore janë marrë në pyetje mbi 30 dëshmitarë që kanë qënë prezent në momentin kur kanë ndodhur ngjarjet. Ky hetim zbuloi dhe një aferë korruptive tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bledar Karaj pronar i tv kabllor “Brado”, Adem Boriçi,Andrea Nathanaili, Suela Musta gazetare dhe anëtare e AMA-s, Izmir Hajdari, gazetar dhe ish-inspektor i AMA, Artan Drazhi,Shkëlqim Sula, në kërkim dhe Ervin Tahiri pronar i TV kabllor “Tata Junior”. Sipas prokurorisë këta persona janë arrestuar për një aferë koruptive prej 4 milionë lekë të vjetra dhe heqjen e një gjobe prej 13 milionë lekë të vjetra për televizionin kabllor “Brado”.

Arrestimi i Florenc Çapja për Fadil Memën

Hetimi një vjeçar ka zbuluar atentatin e bujshëm që ju bë në 30 janar 2006, ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan Fadil Mema.Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar për herë të tretë, Florenc Çapjan, si personin kryesor që ka dashur të vrasë me armë Memën,teksa ky i fundit po hynte në banesën e tij që ndodhet përballë doganës së Elbasanit. Florenc Çapja u arrestua në 2006 po qëndroi vetëm 40 ditë në burg. Ndërkohë u arrestua sërisht, 4 muaj pas lirimit nga qelia, por sërisht ai u la i lirë nga gjykata e Elbasanit. Tashmë Florenc Çapja është arrestuar për herë të tretë përtentativën e vrasjes së Fadil Memës në Elbasan, ngjarje për të cilën akuzohet për “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Ndërkohë pas këtij atentati janë vrarë vëllezërit Roland dhe Ilir Rexhepi, dhe pas tyre babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri. Hakmarja e fisit Çapja nuk kishte të ndaluar. Pas këtij krimi Fadil Mema, i ndodhur mes një seri sulmesh dhe mosgjetjes sëgjuhës së dialogut dhe refuzimit për t’u pajtuar me familjen Çapja,vendos të marrë familjen e tij dhe të largohet në Itali,duke qëndruar në Torino.Në këtë shtet ai kishte gjetur dhe një punë si gazeta shitës.Anëtarët e familjes Çapja e gjurmojnë deri në Itali duke e vrarë në 14 mars 2015 ditën e verës, me 7 plumba.Hetimi u krye nga policia italiane, por nuk pati asnjë të arrestuar. Vrasja e Memës, ishte kryer pas një atentati të dështuar ndaj tij në Elbasan në 2006.Djali i tij i tha policisë italiane se vrasësit kishin mbëritur në Itali, nga Shqipëria.

Telefoni, zbuloi Elvis Bardhin e Etien Canin për vrasjen e babë e bir

Elvis Bardhi, një i dënuar nga gjykata e Kavajës me 6 vite burg për tregtim të 200 kg drogë dhe i liruar nga burgu në korrik të 2017, është shpallur në kërkim policor së bashku me shokun e tij Etien Cani, i cili momentalisht sipas policisë ndodhet në Itali. Që të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bardhi dhe Cani akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për akuzën e vrasjes së babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2012. Sipas burimeve të policisë në këtë vendgjarje është gjetur një celular i autorëve të cilët ka rezultuar se i përkiste njërit prej tyre. Pikërisht në këtë telefon janë gjendur të dhëna të dobishme që kanë shërbyer për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Kjo vrasje është kryer në vazhdën e ciklit të hasmërisë që fisi “Çapja” kishte me fisin Mema.Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, ka ndodhurtetë muaj pasi në Elbasan ishte vrarë kushëri i Fadil Memës, Ilir Rrexhepi.Në vitin 2012 Çapjat ishin hedhur në sulm, ku këtë herë kishin vënë në shenjestër Gentian Beqirin,i cili në 26 dhjetor të 2005 kishte qëlluar mbi Sokol Çapjan në bar “Aquario” në Elbasan, duke e lënë të vdekur në vend. Beqiri kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, dhe qëndronte në “arrest shtëpie”,pasi Gjykata e Lartë i kishte prishur dënimin me 18 vite burg, për vrasjen e Sokol Çapjas, dhe çështja penale ishte rikthyer për gjykim. Në 15 gusht2012, dyshohet se Elvis Bardhi dhe Etien Cani të paguar nga anëtarë të fisit Çapja, kanë shkuar në banesën e Beqirit, në katin e pestë të një pallati. Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se rreth orës 08:40, nga banesa ka dalë nëna dhe bashkëjetuesja e Gentian Beqirit Behije Arapi për të bërë pazar dhe në këtë moment ka konstatuar se dy punonjësit e policies në detyrë, që ruanin Gentian, Sami Derstila dhe Neshat Budani nuk ndodheshin në vendin e detyruar për të kryer shërbimin, që ishte kati i pestëpërpara apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige.Si ka dalë ngapallati, Behije Arapi ka konstatuar përpara hyrjes së pallatit punonjësite policisë, ku Neshat Budani ishte në këmbë përpara pallatit,ndërsa Sami Derstila ndodhej në makinën e tij dhe po hante mëngjes. Dy policët kanë komunikuar më nënën e viktimës, e cila është larguar përtë bërë pazarin.Në këtë moment, Neshat Budani ka shkuar në makinëne tij për të bërë mjekimin me“Insuline”,(pasi rezulton se ky polic vuan nga sëmundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që SamiDerstilavazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien emengjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri.I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi,duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup, teksa flintegjumë.

Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash,punonjësi i policisë,Sami Derstila, si ka përfunduar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit,pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Si është afruar në derën e jashtme të banesës, fillimisht ka trokitur e më pas është futur në ambjentet e brendshme të banesës. Sapo është futur brenda,Sami Derstila, ka gjetur në korridor të shrirënë dyshemeNezir Beqiri (babai i të arrestuarit Gentian Beqiri) i cili kishte,shenja dhune.Sami Derstila, është munduar t’i japë ndihmën e parë pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot të flasë.Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budani, ndërkohë që kahyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrëbrendanë dhomë, kanë gjetur të vdekur nëkrevatin e tij Gentian Beqiri.Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metralarg kanë parë të largohen persona të panjohur.Pas këtij momenti,rreth orës 09:44Neshat Budani, ka njoftuar me telefonin e tij, celular sallën operative ku ka vënë në dijeni për ngjarjen. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila, është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe.Në atë periudhë ish-kryeprokurori i Elbasanit Elvin Gogaj ka nxjerë urgjentish dy urdhër-arreste për personat e mësipër. Florenc Çapja është arrestuar në fshatin Mëngel, duke pretenduar se po kthehej nga Maqedonia.Florenc Çapja, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka pranuar pjesëmarjen në vrasje dhe ka deklaruar se në orën 22:00 të një nate më parë së bashku me xhaxhain e tij Ardian Çapja, djalin e hallës, Ardit Sinakolli, dhe një shokun e Arditit të quajtur Aldi Kozarja,kanë shkuar në Maqedoni për të parë për kaldaja ngrohjeje për banesa.Verifikime janë bërë në disa drejtime dhe mes të cilave dhe vula e vendosur në pasaporta në doganën e“Qafë-Thanës”. Pavarësisht kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes. Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Nga ana tjetër më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të rreme” dhe “Shpërdorim detyre”, të cilët janë dënuar me nga 6 vjet heqje lirie.Ndërkohë dosja për dy vrasjet është pezulluar duke mbetur pa autor. Por një vit më parë ajo u rihap sërisht, dhe sot si autorë të këtij krimi janë identifikuar shtetasit Etien Cani dhe Elvis Bardhi, të cilët janë shpallur në kërkim.

Pengmarrja dhe plagosja e Karaj

Një ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2006 është kthyer në qëndër të vëmëndjes pas 13 vitesh, ku për policinë dhe prokurorinë e Elbasanit është provuar se autorë të pengmarjes dhe plagosjes së Bledar Karaj janë Endrit Çopja që ndodhet në burg dhe Suel Çela. Në 2006 kur janë kryer hetimet, Karaj nuk ka pranuar të tregojë emrin e personave që e morën peng dhe e plagosën. Sipas policisë së shtetit ngjarja lidhet me vjedhjen e disa televizorëve në lokalin e Çopjat, dhe këta televizorë ishin konstatuar në biznesin e Bledar Karaj. Gjithmonë sipas policisë, Çopja dhe Çela kanë takuar Karaj duke i pohuar se televizorët ishin vjedhur tek lokali i tyre, dhe duhet tia kthente. Por ai ka pohuar se i kishte blerë nga dikush tjetër në Elbasan. Çopja dhe Çela,i kanë kërkuar të hipë në makinë dhe të shkojnë tek një person për tu ballafaqur. Sipas akuzës ai është marë me forcë dhe ka hipur në makinë por në sher e sipër janë përplasur fizikisht deri në përdorimin e armës, ku Karaj ka mbetur i plagosur. Kjo ngjarje është pezulluar dhe rihapur pas 13 vitesh, pasi gjatë fazës së hetimit Bledar Karaj, ka dëshmuar në polici të vërtetën.

Përgjimi i Karaj  zbuloi korrupsionin tek AMA në Tiranë

Teksa Bledar Karaj thirej në polici për të dhënë shpjegime lidhur me pengmarjen dhe plagosjen e ndodhur në 2006, prokuroria e Elbasanit e ka vënë në përgjim telefonik dhe survejim atë. Nga përgjimi i telefonatave, Karaj bënte biseda për një aferë korruptive, pasi duhet të zgjidhte një punë tek Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se Bledar Karaj administron një tv kabllor “Brado”, me të cilin shpërndan linjën e sinjaleve televizive. Por ky televizion ushtronte veprimtarinë e tij duke mos u licensuar në organet kopetente siç është Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Oficerët e hetimit kanë filluar të ndjekin këtë situatë të pakëndshme si dhe bisedat që bënte Karaj në telefon, i cili interesohej për të nxjerë liçensën e TV kabllor tek AMA. Ai ka biseduar me disa nga personat e arrestuar duke pranuar të japë dhe një sasi monetare prej 4 milion lekë të vjetra, dhe lishenca është konfirmuar nga AMA. Ndërkohë pas zgjidhjes së këtij problemi, Karaj ka vazhduar të përgjohet pasi nëpërmjet ndërhyrjeve të paligjshme dhe korrupsionit, ka mundur të heqë një gjobë financiare prej 13 milion lekë të vjetra që AMA, i kishte vendosur televizionit “Brado”.

Plagosja e Fadil Memës në 2006

Florenc Çapja i arrestuar

Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit 2012

Etien Cani në kërkim

Elvis Bardhi në kërkim

Pengmarja e plagosja e Bledar Karaj

Suel Çela në kërkim

Endrit Çopja i arrestuar

Korrupsioni tek AMA

1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh

2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA

4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”.

Provat materiale të sekuestruara

Revolver “Nagant” me mulli, me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike

Kategori të tjera