Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e jahtit turk të braktisur në Shëngjin. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës. Report Tv, në emisionin "Pa Gjurmë" ka mësuar nga hetuesit se për herë të fundit ky jaht është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku kapiteni Sezgin Yavuz ka qëndruar për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty. Sinjali i fundit i përket 17.42 minuta në afërsi të Budvas ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur. Report TV ka siguruar intenerarin e jahtit nga data 1 korrik, deri në datën 2 shtator, nga ku rezulton që kapiteni, Yavuz, për motive ende të paqarta në 15-16 korrik ka fikur transponderin.
1 korrik vjen nga Bodrumi
%201%20korrik%20vjen%20nga%20Bodrumi.jpg)
15 korrik ndalon në brigjet pranë Sarandës
%2015%20korrik%20ndalon%20ne%20brigjet%20prane%20sarandes.jpg)
Në 15 korrik prej orës 12:00 është afruar pranë brigjeve të Sarandës ndërsa në 12:15 ka ulur shpejtësinë dhe është ndaluar në det pranë brigjeve të Sarandës.
15 korrik - Fik transponderin pranë Dhërmiut dhe e ndez pas 8 orësh pranë Divjakës
Më 15 korrik në orën 15:30 ka fikur transponderin pranë Dhërmiut dhe e ka ndezur përballë Divjakës në orën 00:20 minuta të 16 korrikut. Pas 8 orësh.
%2015%20korrik%20-%20fik%20transponderin%20prane%20dhermiut%20dhe%20e%20ndez%20pas%208%20oresh%20prane%20divjakes.jpg)
16 korrik 02-37 fik transpondrin përballë Durrësit, ndez pas 6 orësh pranë Velipojës
Në orën 02:37 të mëngjesit ka fikur transponderin përballë Durrësit dhe e ka ndezur rreth orës 8 përballë në det Velipojës. Pas 6 orësh.
%2016%20korrik%2002-37%20fik%20transpondrin%20perballe%20durresit.%20%20ndez%20pas%206%20oresh%20prane%20velipojes.jpg)
Nga 1 gushti nuk është futur më në brigjet shqiptare
%20Nga%201%20gushti%20nuk%20eshte%20futur%20me%20ne%20brigjet%20shqiptare.jpg)
2 shtator sinjali i fundit pranë Kotorrit
%202%20shtator%20sinjali%20i%20fundit%20prane%20kotorrit.jpg)
Në 30 gusht pasdite ka filluar të afrohet pranë Budvas. Ku ka ndaluar pranë Portit të Budvas në 30 gusht. Ndërsa ka fikur transponderin për 3 ditë.
Transponderi është ndezur për herë të fundit në 2 shtator kur jahti ishte në det përballë Kotorrit.
