Ekskluzive/ Zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante

13 Maj 2020, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2020-05-13 18:08:43

Anëtarë të dy grupeve kriminale në Shkodër, janë bërë objekt i hetimit pasuror nga Operacioni Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit, pasi vëllezërit Lici dhe Cafi në Shkodër duhet të vetëdeklarojnë pasurinë e tyre. Të dyja palët janë me precedentë penale, kryesisht në fushën e trafiqeve, gjobëvënës dhe vrasjeve.

"Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.