Ekskluzive/ Zbulohen 90 linqe në mbështetje të Xhihadit në Shqipëri, bllokohen nga Anti-Terrori

8 Tetor 2020, 16:58

TIRANË- Faqe me përmbajtje terroriste, site apo platforma të tjera komunikimi janë vënë në shënjestër të operacionit që Europol nisi këto ditë në Ballkanin Perendimor. 

Report TV mëson ekskluzivisht se u bllokuan 90 linqe shqiptare që prej kohësh ishin në monitorimin e njësisë anti terror pasi nëpërmjet lajmeve, videove apo mësimeve nxisnin dhunë.

I gjithë materiali i prodhuar dyshohet se vinte nga organizata terroriste e Al Kaedës e ashtuquajtur shteti islamik dhe që më pas transkriptohej në gjuhën e vendit ku publikohej.

Krahas Shqipërisë, operacioni përfshiu vende si Bosnja  Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Deri tani janë bllokuar 346 portale dhe 27 platformave elektronike që mbështesin xhihadin.