Ekskluzive/ Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti!

9 Maj, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2024-05-09 15:36:49

Nëntoka e Durrësit nuk resht së surprizuari dhe vetë arkeologët të cilët së fundmi kanë zbuluar mozaikun e radhës i cili mendohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Nën themelet e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti, fshihet një minierë e tërë arkeologjike e cila kudo që gërmohet nxjerr monedha, amfora, struktura luksoze dhe së fundmi në pak metra, mozaikun e dytë.

Pavarësisht se çfarë është zbuluar vetëm në këto 10 ditë gërmime, Perzhita shpjegon se kemi të bëjmë vetëm me katin e dytë të një vile luksoze multifunksionale disa shekullore.