Ekskluzive/ Zbulohet revolta në burgun e Reçit! Të dënuarit barrikadë gardianëve, zjarr qelisë

22 Prill 2020, 13:34 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 16:35:02

TIRANE-Report Tv ka zbardhur një ngjarje të rëndë që ka rrezikuar sigurinë e burgut të Reçit në Malësinë e Madhe në datë 12 mars, ku pesë të dënuar organizuan rezistencë duke bërë një revoltë. Të dënuarit që organizuan revoltën dhe që hodhën bombolat e gazit duke vendosur zjarrin sektorit dhe që më pas u vendosën në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në burgun e Fierit, pra duke u transferuar nga Reçi janë; Tomë Vërri, Kristjan Pali, Valter Ksolla, Pjerin Ndreu dhe Artan Koçeku.

Por si ndodhi ngjarja? Në dokumentin që ka siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta sqarohet se gjatë orarit të qëndrimit në holl 15:00-18:00 të paraburgosurit janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori për vizitë. Sipas dokumentit, bazuar te hetimet dhe dëshmitë pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se do të vinte doktor nga Tirana. Më pas vijon më tej dokumenti, këta të burgosur filluan ngjarjet kriminale duke destabilizuar me britma, ulërima, thyerje, vendosje barrikade, por edhe hedhje të bombolave të gazit.