Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Yaris, një Opel dhe një Alfa Romeo). Makinat janë bllokuar në orën 15:00 në portin e Durrësit, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari. Por kjo histori po shoqërohet edhe nga një skandal politik, pasi tre ditë më parë, operacioni i Interpol që duhet të rrinte tepër sekret, u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, që ka përdorur informacione tepër konfidenciale duke lajmëruar në sallën e Kuvendit operacionin. Informacioni i parë fliste për 1.5 mln euro sikur tha Basha ditën e enjte në Kuvend në një makinë ‘Toyota Yaris’, por rezultoi se eurot ishin në dy makina.Pikerisht dy makinat Toyota Yaris ku u gjetën eurot ishin nisur Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe mbrëmë u nisën nga Bari me tragetin 'GNV' për në portin e Durrësit. Forca të shumta policie të ardhura nga Tirana ishin në gatishmëri për të identifikuar mjetin. Por gjatë kontrollit të makinave rezultoi se shuma ishte e ndarë në dy makina, në një vend të posaçëm te dyert e para të makinave, dhe nuk ishin 1.5 milion si e dinte Basha por me shume. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.
Pamjet Ekskluzive/Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 ‘Toyota Yaris’ të ngarkuara në kamion
No videos found.