Report Tv zbardh të tjera detaje nga 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në dy automjete "Toyota Yaris".
Ilir Doçi, pronari i kompanisë që solli automjetet, thotë për Report Tv se makinat kanë mbërritur në Gjermani nga Belgjika nga dy shoferët shqiptarë, të arrestuar tashmë, të cilat më pas kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë.
"I sollën nga Belgjika në Gjermani dy shoferët shqiptarë që janë arrestuar. Alban Mollaymeri edhe 3 herë të tjera solli makina.
Alban Mollaymerit thjesht i kam bërë dokumentet. Alban Mollaymeri ishte pritësi i makinave në Durrës. Nuk kam asnjë njohje me Alfred dhe Elvis Vladin".
Ilir Doçi