Eksodi i shqiptarëve, Rama mesazhe politikanëve italianë nga Brindizi: Varkat nuk sjellin fundin, s'duhen parë me urrejtje! Të ndërtojmë një muze

6 Mars 2021, 17:13

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur në Brindizi, ku sipas tij në 7 mars 1991 zbarkuan si alienë 18 mijë shqiptarë dhe sot, 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike.

Rama propozoi që në këtë datë të zhvillohet një vizitë e detyrueshme e qeverisë shqiptare në Brindizi për t'i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që historia të harrohet. Po ashtu kreu i qeverisë kërkoi nga bashkia e Brindizit një hapësirë, për të ndërtuar sipas tij, një muzë të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë aty, por edhe vizitorët.