Ekspertët për Report Tv: Paraja e ‘pistë’ në ndërtim kërcënon ekonominë

22 Mars 2019, 19:28

Ndërtimi është një nga sektorët e pastrimit të parave. Për Report Tv ekspertë të ekonomisë kanë paralajmëruar rrezikun e këtij fenomeni në ekonominë shqiptare. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime  Ekonomike, Zef Preçi ka thënë se ndërtimi është sektori më me risk ku janë kanalizuar një pjesë e parave informale.

Pak ditë më parë ishte kreu Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave  Arlind Gjokuta, i cili ka deklaruar sekuestrimin e 9.5 milionë eurove pasuri të paluajtshme dhe likuiditete bankare përgjatë 2018, duke thënë se ndërtimi është sektori me rrezikshmërinë më të lartë të pastrimit të parave