Eksperti: 3 sekonda shmangin aksidentet në kryqëzime

8 Nëntor 2020, 09:18

Disa ndryshime në Kodin Rrugor do të shmangnin përplasjet e makinave nëpër kryqëzime, thotë eksperti Artur Sulçe. Për Report TV ai thotë se të gjitha automjetet duhet të detyrohet të ndalojnë për dy apo tre sekonda në kryqëzim, ndërsa problemi më i madh, sipas tij, janë kryqëzimet pa semafor.