Eksperti i ekonomisë garon për deputet në Vlorë, Arbi Agalliu: Rinia u shfrytëzua për trafik, dhjetëra të zhdukur!

4 Prill 2021, 10:01

Eksperti i ekonomisë, Arbi Agalliu garon për deputet, i katërti në listën e PD-së në qarkun e Vlorës.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se gjatë fushatës ka vënë re dëshirën e njerëzve për të sjell ndryshimin më 25 Prill. Sa i përket investimeve, Agalliu shprehet se në 8 vite qeveria socialiste ka investuar vetëm në Lungo Mare, ku janë derdhur miliona për 3 kilometra bulevard. "Vlora sot ka humbur bulevardin e saj që e kishte me 6 korsi, sot është kthyer me një korsi të vetme që ka nxjerr jashtë loje biznesin. Janë vjedhur paratë e taksapaguesve për të hedhur beton dhe nuk ka sjell asgjë pozitive për qytetin".

Ndërsa shprehet se "janë lënë jashtë vëmendjes të rinjtë dhe e ardhmja e tyre të cilët po ikin nga vendi. Vlora nuk ka investime që gjeneron të ardhura për komunitetin".

Sakaq, kandidati demokrat hodhi akuza për blerje votash nga të majtët. "Në Lukovë shpërndahen ushqime në këmbim të votës por banorët nuk kanë refuzuar".  Ai foli edhe për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia, duke hedhur sërish kritika ndaj qeverisë.