Ekspertja e PD-së: Të sëmurët me Covid janë shtruar te Senatoriumi bashkë me të painfektuarit!

25 Tetor 2020, 17:59

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi ka denoncuar nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ se sipas saj mbingarkesa e sistemit shëndetësor, ka bërë që pacientë me Covid të mos çohen më te Infektivi por te Urgjenca e Sanatoriumit bashkë me pacientë të painfektuar.

"Tre të vërtetat që nuk tha sot ministrja Manastirliu", kështu  e nis ajo deklaratën e saj, e cila akuzon për keqmenaxhon të situatës së Covid në spitale.

"Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerezit e mbushur me halle dhe probleme shendetesore. Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.