Ekspertja e turizmit në Report Tv: Paga 40 mijë lekë nga qeveria qesharake!

14 Prill 2020, 17:11

TIRANE-Ekspertja e turizmit Flora Xhamani në një lidhje live për Report TV u shpreh se pasojat e shkaktuara nga COVID-19 në turizëm do të ndjehen më vonë. Edhe nëse do të rinisin transportet dhe sezoni turistik, fluksi nuk do të jetë masiv dhe nuk mund të risjellë të ardhurat që priteshin. Por mënyra më e mirë sipas saj për të bërë këtë gjë janë bujtinat dhe destinacionet në natyrë, ku hapësira është e madhe.