I vihet për herë të dytë tritol banesës së Arben Pllumbit në Fushë Krujë, më parë iu vendos edhe shtëpisë së vëllait të tij

9 Mars 2021, 22:24 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 22:57:15

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në banesën e Arben Pllumbit në Fushë Krujë në fshatin Halil. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi tritoli ishte vendosur në oborrin e banesë së Arben pëllumbit. Kësaj banese i është vënë për herë të dytë tritol, ku dhe herën e parë ka pasur vetëm dëme materiale.

Gjithashtu burimet për Report Tv bëjnë me dije se më parë edhe vëllait të Arben Pllumbit , i është vendosur tritol në banesën e tij në Krujë. Vëllai i tij jeton në Itali.

Arben Pllumbi dhe i vëllai i tij nuk kanë precedent penal apo konflikte, por vetë historiku i vendosjes së lëndës eksplozive tregon që ka diçka dhe se këto janë paralajmërime për to.

 Pritet që forcat xheniere të kontrollojnë nëse ka lëndë të tjera plasëse në zonë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen autorëve dhe arsyeve që i çuan të vendosin tritol.