Ekspozita /Libra të ndaluar gjatë komunizmit, studiuesi: Fillimisht u ndaluan elementët që konsideroheshin armiq

27 Shkurt 2020, 15:42

Fshirja e emrave të përkthyesve, redaktorëve, hedhja e librave për karton, pezullimi dhe ndalimi i botimit të veprave të autorëve të shpallur, si armiq të dënuar nga regjimi komunist i kohës, pastrim i botimeve të elementëve armiq, autorë shqiptarë edhe të huaj, botime brenda edhe jashtë Republikës së Shqipërisë vijnë në kuadër të “Muajit të Kujtesës” përmes ekspozitës “Libra të ndaluar në komunizëm” në Bibliotekën Kombëtare. Në këto dokumenteve arkivore dhe urdhëresave për ndalimin e qarkullimit të botimeve prezantohet censura në Shqipëri, censurë kjo që e ka zanafillën që në vendimin e Gjykatores Popullore të Tiranës, që është publikuar në gazetës “Bashkimi” në vitin 1948.