Ekspozita me mbi 800 libra e dorëshkrime të rralla, Rama: Projekti për godinën e re të Bibliotekës Kombëtare do të shkojë deri në fund

22 Tetor 2020, 22:26

TIRANË - 800 libra edhe dorëshkrime të rralla, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare, ekspozohen në Qendrën për Hapje edhe Dialog (COD). Në 100-vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare mbi 80 për qind e librave edhe dorëshkrimeve që ekspozohen për herë të parë për publikun, janë botime të para viteve 1800. Drejtori i Bibliotekës Piro Misha, shprehet se qëllimi i kësaj ekspozite është jo vetëm njohja e publikut me këta libra dhe dorëshkrime me vlerë, por edhe studimi i tyre në një dimension të ri.