Ekspozita “Qyteti im”, arkitektët vendas fotografojnë peizazhin urban shqiptar

22 Gusht 2020, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2020-08-22 12:31:43

20 autorë të profesioneve të ndryshme, si fotografë profesionist dhe amatorë, arkitektë, urbanistë dhe artistë janë bërë bashkë për të realizuar ekspozitën fotografike online, të realizuar nga Tati space “Qyteti im”.

“Qyteti im¨ përmes fotografive vjen në dimensione të ndryshme, ku ndërtesat moderne herë janë në harmoni me tradicionalen, herë kur harmonia e dëshiruar nuk ekziston në peizazhin urban shqiptar. Në fotot e urbanistëve vendas, ku shohim edhe se si e reja “bërtet, dhunon, përçmon”, si përmes fotove “2000 vjet shtresëzim urban”, “Kërcënim dhe konkurrencë” të realizuar në Durrës nga urbanistja Loreta Çapeli. Të tjera vijnë nën emërtimin “Rrethimi”, “Përtej reve” apo “Qyteti magjik”.