Ekspozita/ ‘Tiranë, durim’ në Galerinë e Arteve, arti realist përkrah veprave bashkëkohore

19 Dhjetor 2019, 16:01

Ekspozita “Tiranë durim” nën kurimin e Natasa Ilic dhe Adam Szymczyk është çelur nga sot në Galerinë Kombëtare të Arteve për publikun.  Kuratorët  veprat e artistëve shqiptarë të realizuara gjatë regjimit komunist i sjellin përkrahë veprave të artistëve më në zë bashkëkohorë.

Ndonëse, publiku deri më tani është njohur vetëm me veprën “Pallati i  ëndrrave ” të artistit Ibrahim Mahamës, që mbulon fasadën e ndërtesës, por në “Tirana durim” do të kenë mundësi që të shohin nga afër edhe vepra të artit realist të realizuara gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës deri në vitin 1990, si Arben Basha, Edison Gjergo, Vilson Kilica, Sadik Kaceli, Lumturi Blloshmi, Rafael Dembo me “Shkojmë në punë”,  Harrilla Dhimo me “Vepra e duarve tona”, Sali Shijaku me “Vojo Kushin”etj., duke u ndryshuar konfigurimin gjatë dekadës së fundit, të sjella përkrah veprave të artistëve, si Anri Sala me “Intervistën” , (1997), i cili zbulon një kronik bardh e zi, 16 mm, brenda një kutie me sende të tij në shtëpinë e prindërve në Tiranë, Anna Daučíková me “33 situata” ,  Arnisa Zeqo, Artur Żmijeëski me “Zeppelintirbune” , Chto Delat me “Ndërtuesit”, vepër e frymëzuar nga piktura “Ndërtuesit e Bartsk-it” nga Viktor Popkov,  David Maljković, Doruntina Kastrati me “Heronjtë publik dhe sekretet”, Erëmirë Krasniqi, Gentian Shkurti  me “Kornizat”,  Ibrahim Mahama me “Pallati i ëndrrave”,  Iman Issa me “Revolucionari”, Johanna Meyer-Grohbrügge , nga skulptorja e parë shqiptare Kristina Koljaka sjellin “Pyllëzimin”,  Larion Lozovoy me videon “Makina dhe kopshti” në të cilin sjell një analizë strukturore të filmave të regjimit socialist nga periudha  “Kulmi i stalinizmit”, Noit Banai , Olsi Lelaj, Sezgin Boynik, Thomas Logoreci prezantojnë vepra dhe ndërhyrje performative nga vetë punimet e tyre artistike, duke i adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksionit të përhershëm të Galerisë.