Në kërkim për vrasje, vjedhje dhe drogë/ Tre shqiptarë ekstradohen drejt Italisë

20 Nëntor 2019, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2019-11-20 09:02:43

TIRANA-Tre shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë pasi ishin në kërkim për vrasje, vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia e shtetit njofton se pas arrestimit në Shqipëri ku fshiheshin, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e vendit fqinj u bë ekstradimi i tyre drejt Italisë.

Tre shqiptarët e kërkuar nga Italia që u ekstraduan
• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.