Ekstremisti grek i shpallur 'non grata' në Shqipëri, thirrje 16 shoqatave minoritare: Ejani për të nderuar heroin tonë, Kacifas

23 Tetor 2019, 15:29

Një nga personat e shpallur 'non grata' nga shteti Shqiptar Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, i njohur si ekstremist dhe antishqiptar, ditën e fundit ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia" u ka bërë thirrje 16 shoqatave të minoritarëve në prezencë në Shqipëri që të mblidhen dhe të përkujtojnë Kacifasin.

"Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!" shkruan ndër të tjera Karathanos teksa shpërndan edhe emrat e 7 shoqatave minoritare.